E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria ‘Berisha’, 9.7 mld lekë borxh te qytetarët. Ankandi i radhës i bonove, më 10 shtator

TIRANË- Qeveria në ikje merr sërish borxh te qytetarët. Banka e Shqipërisë njofton se me datë 10 shtator do të zhvillohet ankandi i radhës i shitjes së bonove të thesarit.

Në shitje do të dalin bono me afat 6 mujor dhe 12 mujor kundrejt një shumë të përgjithshme prej 9.7 miliardë lekësh.

Qeveria po zhvillon gjithmonë e më shpesh ankande të bonove të thesarit, duke siguruar financimet që i nevojiten në tregun e brendshëm. Kjo ka rritur borxhin publik të vendit, që këtë vit ka kapërcyer nivelin e 63 për qind të Produktit të Përgjithshëm. 
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›