E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi:Rama kërkon dorëheqjen e Bashës për aferën politike të tij

Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi në një deklaratë për shtyp është shprehur se Edi Rama kërkoi dorëheqjen e Ministrit Basha për aferën politike të hartuar prej tij. Sipas Bumçit motivet e kërkesës së Ramës janë të njëjta me motivet për të cilat partia e tij bllokoi për 8 vite me radhë ndërtimin e korridorit të shqiptarëve dhe prej dy vjetësh ka mobilizuar makinerinë e shpifjes dhe trillimeve kundër saj. Bumçi gjithashtu shoi se Rama kërkoi dorëheqjen e Bashës sepse ai në përputhje të plotë me programin e Partisë Demokratike jetësoi vullnetin e qeverisë për ndërtimin e aortës së kombit dhe se në detyrën e tij si Ministër i Jashtëm u shndërrua në një promotor të zbatimit të politikave integruese të Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›