Kodra:Gjëndja ekonomike është përkeqësuar
Nënkryetarja e LSI-së, Filloreta Kodra, tha të dielën se "gjendja ekonomike në vend është përkeqësuar dhe Qeveria nuk po merr masa për parandalimin e kolapsit ekonomik". "Gjendja e rëndë ekonomike e qytetarëve shqiptarë duket qartë në rritjen e pandalshme të çmimeve. Ndërsa çmimi i karburanteve në botë është ulur tre herë, në Shqipëri është ulur vetëm 20%, duke abuzuar hapur me konsumatorët. Po ashtu rritje kanë pësuar dhe produktet e domosdoshme të qytetarëve, që ndikojnë direkt në uljen e nivelit të jetesës së tyre e sidomos të shtresave më të varfëra", tha nënkryetarja Kodra gjatë një konference për shtyp.