Bumci Festimet per 100-vjetorin nisin ne Vlore me 28 Nentor

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç dhe zëvendëskryeministri i
partisë së tij dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vuçiç kanë deklaruar
se shërbimi sekret me urdhër të Ministrisë së Brendshme të Serbisë
është duke përgjuar telefonat e tyre prej kohësh.
Krerët e shtetit kanë thënë se dikush me mbështetjen e një pjesë të ministrisë së policisë është duke i përgjuar ata, por kjo nuk do të ndikoj në vazhdimin e reformave dhe luftës kundër korrupsionit.
Kjo është e patolerueshme, ka thënë Nikoliç duke theksuar se disa njerëz mendojnë se mund të bëhen pronarë të jetës së njerëzve. Nga ana tjetër,Kryeministri dhe ministri i Policisë, Ivica Dacic ka thënë se nuk ka lidhje me përgjimet.
“Kjo nuk ka lidhje me mua si ministër, por ka lidhje me policinë pasi nuk ekziston një sistem i qartë mbikëqyrës i veprimeve. Së shpejti do të kemi konkurs për drejtorin e policisë dhe të gjithë ata që marrin pjesë në këtë nuk duhet të jenë më në funksionet e tyre”, ka thënë Daçiç. Kohë më parë, pas ndryshimit të qeverisjes, është bërë e ditur se në Serbi çdo i shtati banorë i vendit është nën përgjim, pra rreth 1 milionë persona.