E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderron jete ne spital Lirak Bejko

Ndërron jetë në një klinikë në Bari, Lirak Bejko, një prej dy grevistëve që mori aktin fatal të vetëdjegies në shenjë protestë për mosdëmshpërblim për vitet e burgut.

Bejko, tentoi vetëflijimin në ambientet e grevës së urisë që u zhvillua pak kohë më parë, pas tentativës së Gjergj Ndrecës dhe për ditë të tëra qëndroi në gjendje të rëndë në QSUT, për shkak se kishte pësuar djegie në 50 për qind të trupit.

Me mundësimin e Partisë Socialiste, Bejko u dërgua për kurim më të specializuar në Itali. Kolegët e tij të grevës dhanë lajmin për ndërrimin e jetës së bashkëvuajtësit të tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›