E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumci Institucionet e kultit smund te mbrohen me roje

Ministri i Kulturës Aldo Bumçi gjatë një konference për shtyp ka dhënë detaje për dhunimin e afreskeve murale të Onufrit në kishën e Shën e Premtes në Elbasan.
Sipas tij kisha është thyer për t’u vjedhur dhe jo rrënim nga mungesa e vëmendjes së shtetit.
Duke u ndalur në akuzën për mosruajtjen e monumentit Bumçi tha se në asnjë moment, momumente të tilla nuk janë ruajtur me roje.
“Janë 107 kisha në Shqipëri monunment kulture, të cilat kanë vlera të kosniderueshmeartistike. Kemimonumente, xhami e teqe dhe 26 monumente kulture. Nëse i shtojmë bazilikat, mozaikët, kalatë, varret monumentale, a mund të ketë një polic që të qëndrojë pas një varri monumental? Cila është kostoja? Më mirë do ishte për restaurim apo për t’i mbrojtur, një gjë që s’ka ndodhur ndonjëherë?", u shpreh Bumçi.
Ministri është ndalur edhe në investimet e dikasterit që ai drejton për trashëgiminë kulturore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›