E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vuajtjet e shqiptareve ne drame

Nuk po e len vetëm me film.
Vuajtjet e shqiptarëve Ekrem Kryeziu ka vendosur t’i paraqesë edhe në skenën e teatrit kombëtar të Kosovës.
Me premierën e shfaqjes “Perplasjet” të cilës ia ka bërë edhe regjinë edhe skenarin, ky do ta sjellë para shikuesve të kaluarën e hidhur në ish-Jugosllavi.
“ Drama Përplasjet është një reflektim për jetën në burg, për fatin e njerëzve që kan kaluar nëpër kazamatet e jogusllavisë, jo vetëm të serbisë, krejt jogusllavia ka qenë një burg i madh për shqipëtarët”-thotë Kryeziu.
Drama reflekton gjithashtu edhe disa nga përjetimet personale të vetë Kryeziut.
“Kam qenë edhe vet ne burg, .. e kjo dramë i referohet një pjese të burgjeve të mia, dhe personazhet që janë këtu, janë ndoshta pak Ekrem Kryeziu”
Me role në këtë dramë paraqiten aktorët, Cun Lajci, Afrim Mucaj dhe Genta Retkocerit.
Kjo e fundit luan Even imagjinare.
Të gjithë këtë punë, Ekrem Kryeziu e konsideron si ëndërr të keqe, por ëndërr që shqiptarët nuk duhet harruar, sepse rrezikon të përseritet.
Ndërsa premton se edhe filmit “Kodi i Jetës, së shpejti do t’ia finalizojë pjesën e dytë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›