E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumci Moratoriumi mund te hiqet

E enjte 18 Tetor 2012 1357 Bumci Moratoriumi mund te hiqetShtate vjet pas vendosjes se moratoriumit per skafet qeveria jep sinjalet e para per heqjen e tij. Nga Vlora ku merrte pjese ne nje konference per Lundrimin dhe Turizmin detar ministri i Kultures Aldo Bumci ka deklaruar se nga moratoriumi u perfitua reduktim i trafikut te qenieve njerezore dhe droges si dhe kontroll i mire i kufijve qe coi ne liberalizimin e vizave. Megjithate sipas tij ka ardhur koha qe moratoriumi te rishihet. Heqja e moratoriumit per skafet ka qene nje kerkese e perhershme e opozites dhe e disa te zgjedhurve vendore ne qytetet bregdetare. Sipas tyre turizmi pas kesaj mase ka njohur renie te zhvillimit te tij. Por qe prej 2005 kur hyri ne fuqi ligji kryeministri Berisha ka refuzuar ta heqe moratoriumin duke theksuar se ishte nje mase e domosdoshme ne luften kunder trafikut.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›