E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi: PS, me dy qëndrime për dosjet

 

Partia Demokratike i është përgjigjur dje propozimit të socialistëve për të ngritur një tjetër komision 'ad hoc' për të diskutuar pr/ligjin "Për verifikimin e figurës së zyrtarëve të lartë". Në një prononcim për mediat, zëdhënësi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, u shpreh se me këtë deklaratë socialistët tregojnë se kanë dy qëndrime lidhur me çështjen e hapjes së dosjeve. "Jam i detyruar t'i shtroj këtë pyetje zotit Rama, çfarë fshihet pas qëndrimit tuaj të dyfishtë për ligjin "Për dosjet"? Në fillim porosisni Majkon të bëjë ligjin, pastaj i kërkoi Isarajt ta kundërshtojë, më pas kërkoni në Komisionin e Ligjeve të hapen të gjitha dosjet dhe më pas zoti Xhafa vjen me propozim të ri. Pyetja për kryetarin e PS-së është e drejtpërdrejtë, cilat janë motivet dhe arsyet për këtë qëndrim të dyfishtë në fakt dy qëndrime diametralisht të kundërta", u shpreh Bumçi dje gjatë një konference për shtyp. "Pse kjo ndrojtje për dosjet, për një ligj që vendosi standardet morale dhe politike për demokracinë shqiptare që do e ndajë njëherë e mirë nga e kaluara", vijoi më tej Bumçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›