Bumci Shqiperia dhe Kosova ne mbrojtje te Eposit te Kreshnikeve
Ministri i Kultures Aldo Bumci deklaroi se aplikimi i Shqiperise dhe Kosoves per mbrojtjen e Eposit te Kreshnikëve ne UNESCO do të jete i përbashkët. Pasi studiuesit e të dy vendeve kanë bërë një punë përgatitore të mirëfilltë për pranimin e kësaj dukurie shpirtërore në UNESCO. Kjo dukuri është më e përhapur në Kosovë, por me ritmin e njohjeve të Kosovës si shtet do të arrihet shumë shpejt që të aplikojmë sëbashku- tha Bumçi
Ndërkohë që kryetari grupit të punës Vaso Tole bëri me dije për Abc Neës se puna studimore ka përfunduar.
Një gjë është e qartë që Kosova dhe Shqipëria do të aplikojnë sebashku për në UNESCO mbase vitin që vjen. Eposi legjendar i Kreshnikëve, është i përbërë nga këngë të ndryshme epike, ku këngët kryesisht shoqërohen me lahutë, është një nga kryeveprat e trashëgimisë shpirtërore.