Artiste nga trevat shqiptare celin ekspoziten Udha ne Tirane
Ekspozita “Udha” ka bërë bashkë 13 artistë nga të gjitha trevat shqiptare, si Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Sipas kuratores se ekspozitës Suzana Varvarica punimet mund të shihet në dy lloje drejtimesh.
Së pari artistët janë kujdesur që të pasqyrojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë përmes pikturës apo fotografisë mjediset e natyrës që kanë vizituar. Ndërsa në drejtimin e dytë shihen idetë e tyre personale, për këto mjedise, të shprehura përmes instalacionit dhe videos. Gjithashtu kjo ekspozitë mund të shihet edhe si një shkëmbim edukimi nga ana e artistëve, pasi ata kanë studiuar në vende të ndryshme të botës. Në ekspozitën “Udha” imazhet e veprave të secilit artist lidhen me këndvështrime bashkëkohore të realizmit të një vepre arti në mjedisin artistik të sotëm.
Secila vepër nuk është një art i mbyllur në vetvete dhe as nuk është krijuar me qëllimin për të qenë e vetme. Ato janë imazhe të anës së kundërt të fenomeneve që ndodhin. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë në ambientet e Teatrit të Metropolit.