Bumci: Vendoret e PS ti drejtohen gjykates

Ne nje prononcim per gazeten “Shqip”, Bumçi vleresoi se deklaratat per nje pezullim te mundshem te sherbimeve nga ana e njesive vendore qe drejtohen nga te majtet jane retorike boshe, ndersa permendi se vizita e Presidentit te autoriteteve lokale dhe rajonale te Keshillit te Europes ne Shqiperi disa dite me pare konstatoi progres ne lidhje me decentralizimin e pushtetit vendor.
“Une nuk e kam ndjekur deklaraten, por mendoj se kjo eshte nje retorike boshe. Para pak ditesh ishte ne Tirane kreu i kongresit te autonomise vendore, i cili takoi kreret e qeverise dhe shtetit. Ai konstatoi progres sa i takon autonomise vendore dhe ecurise se procesit te decentralizimit ne vend. Rrjedhimisht, kjo ishte pergjigjja me e mire per ata qe pretendojne per shkelje te autonomise vendore”, tha deputeti i Partise Demokratike.