Bumçi me të dërguarin e OSBE: Të angazhuar për një proces të lirë dhe transparent
Ministri i Jashtëm Aldo Bumçi ka zhvilluar sot një takim me Përfaqësuesin e Posaçëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Roberto Battelli, si dhe Ambasadorin Andreas Nothelle, Drejtor i Zyrës Ndërlidhëse të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, në Vjenë.
Ministri Bumçi falenderoi përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare e OSBE-së për angazhimin vazhdueshëm të këtij institucioni në procesin e vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri.
Në vijim, ai siguroi për angazhimin e Qeverisë Shqiptare për një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe transparent në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Dy bashkëbiseduesit vlerësuan veçanërisht ftesën e Qeverisë për një numër sa të madh vëzhguesish për të ndjekur nga afër procesin zgjedhor, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Qeverisë shqiptare dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.