Mediu në Dibër prezanton kandidatin e PR-së
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim në qytetin e Peshkopisë, ku ka prezantuar kandidatin për deputet, Shukri Shehu.
Në fjalën e tij, Mediu, duke vlerësuar figurat e përzgjedhura që do të garojnë me 23 Qershor, theksoi se këto kapacitete të PR-së vijnë si një vlerë e shtuar në Aleancën për Mirëqënie, Punësim dhe Integrim. Gjigthashtu në fjalën e tij, kryetari Mediu u shpreh se me 23 Qershor, qytetarët e Dibrës do të dijnë të bëjnë dallimin mes politikave të djathta në shërbim të qytetarëve dhe politikave të majta të Edi Ramës, që do ta çojnë vendin në një rrënim ekonomik.
Gjithashtu, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka pritur në një takim drejtoreshën e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Conny McCormak.
Gjatë këtij takimi, Mediu i shprehu McCormakut vlerësimet e tij për misionin e vëzhguesve për zgjedhjet e 23 Qershorit, duke i uruar suksese, si dhe duke iu shprehur asaj se ardhja e sa më shumë vëzhguesve për të mbikqyrur proçesin ka qënë një kërkesë e vazhdueshme e PR-së. Më pas Mediu e njohu zonjën Mc Cormak, me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri që kanë të bëjnë direkt me proçesin zgjedhor.
Nga ana e saj, zonja McCormak, duke e falenderuar Mediun për takimin si dhe prezantimin mbi çështjet që i përkasin proçesit zgjedhor, deklaroi se ka besim se partitë politike në Shqipëri, do të realizojnë një proçes tërësisht të rregullt në zgjedhjet e 23 Qershorit, për të qënë i pranueshëm edhe nga misioni i vëzhguesve të OSBE-ODIHR.