E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi reagon kundër Ramës: I vetmi lider opozite që pengon integrimin

Ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, ka reaguar sot lidhur me projektin politik të prezantuar sot nga kryesocialisti Edi Rama për diplomacinë. Në një deklaratë për mediat Bumçi e vlerësoi të pakonceptueshme sesi Rama ende vazhdon të tregojë përralla, në një kohë që ishte vetë ai që blloi ëndrrën europiane të shqiptarëve.

Sot Edi Rama na shfaqi vizonin e tij për diplomacinë si dhe për shpifjet e tjera nga selia mavi. Zoti. Rama, a e di ti që je i vetmi kryetar opozite që bllokon integrimin e vendit në BE, edhe sot vazhdon të jesh i vetmi kryetar partie që për hir të interesave të ngushtë politikë dhe elktoralë vazhdon të mbash peng integrimin duke mos miratuar tre ligjet tha Bumçi.

Duke iu referuar deklaratave të kreut të PS-së për qasjen e tij politike e diplomatike për një fqinjësi të mirë me shtetin e dytë shqiptar, Kosovën, Ministri i Jashtëm tha se shqiptarët andej dhe ktej kufirit janë një komb dhe një gjak, nuk u duhet vizioni i Kryesocialistit për të ecur përpara.

Ai ndihet i paragjykuar në Kosovë për bojkotin , grevën e urisë dhe agresionin. Paragjykohet prej bllokimit, pas deklaratave për miqësi të mirë me Kosovën, shqiptarët janë vëllezër andej dhe ktej kufirit dhe kjo mjafton shtoi ai.

Ministri Bumci ka garantuar se mazhoranca do të bëjë gjithcka për të garantuar ëndrrën e integrimit në Bashkimin Europian ashtu sic realizoi anëtarësimin në NATO dhe liberalizimin e vizave.

Meqë Rama vazhdon të anatemojë të mos ia vemë atij veshin, por të vazhdojmë në rrugën tonë përpara përfundoi Bumçi.

Partia Socialiste ka prezantuar sot projektin politik “Shqipëria Europiane në Rajon dhe Botë”. Në fjalën e tij, kreu i PS-së Edi Rama u shpreh se duhet një politikë vizionare për të bërë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Pas 23 qershorit, ne duam ta përcaktojmë si pjesë të pandashme të sjelljes sonë politike forcimin e Shqipërisë si faktor paqeje dhe njësimin e fjalëve me veprat kur bëhet fjalë për vlerat që promovojnë partnerët tanë strategjikë, BE dhe SHBA dhe këto janë anë të një medalje. Janë anë të një medaljeje të besueshmërisë së Shqipërisë. Ne nuk mund të mbetemi tek politika e predikimeve duke bërë të papërmbushur politikën e jetësimit të fjalëve në vepra tha Rama.

Rama premtoi një sjellje të re në politikën e jashtme të Shqipërisë në mënyrë që diplomacia shqiptare të bëjë më shumë për njohjen e Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›