E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragetet në Koman jashtë funksionit, inertet bllokojnë qarkullimin, ankohen banorët

Prej 4 muajsh linja e trageteve Koman- Fierzë, ka dalë jashte funksioni. Shkak per kete situate te krijuar qe e ka kthyer liqenin e Komanit ne nje liqen te vdekur, jane prurjet e shumta te lumit Dajç.

Banoret shprehen te shqetesuar per situaten e krijuar dhe i bejne apel shtetit shqiptar te nderhyje per zhbllokimin e kesaj situate qe ka lene ne vend numero edhe tragetet qe funksionojne ne kete linje.

Nga ana tjeter, shpresa e banoreve per zhvillimin e kesaj zone ngelet edhe tek projekti i rruges Adriatik- Alpe, nje inisiativë e cila ka nisur para disa vitesh por asgje nuk eshte bere gjithe keto vite.

Liqenet e Fierzës dhe Komanit përdoren rëndom edhe për transport udhëtarësh me traget, por nëse ky udhëtim shfrytëzohet për turizëm, ai kthehet në një shëtitje të paharruar, por tashmë kjo shetitje e cila eshte shfrytëzuar gjatë sezonit turistik, mbetet pezull duke e lene ne harrese kete zone e cila përveç punonjësve të hidrocentralit, nuk sheh asnje turist tjetër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›