E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundesliga Bajern i Mynihut konfirmon krizen

Bajerni i Mynihut ka konfirmuar krizen qe po kalon skuadra e Louis Van Gal ne javet e fundit te Budesliges gjermane dhe pas humbjes ne Allianz Arena kunder Mainz ka regjistruar nje tjeter disfate duke u ndalur ne rezultatin 2-0 ne fushen e Borusias se Dortmundit. Bavarezet vuajten presionin e vendasve qe shenuan golin e pare ne minuten e 52-te me sulmuesin paraguaian Lukas Barrios.

Borusia do te vuloste perfundimisht vitoren pas tete minutash loje me golin e dyte qe mban firmen e turkut Nuri Sahin. Pas javes se shtate Bundesliga gjermane vazhdon te kryesohet nga surpriza e ketij sezono Maniz qe pasi ka mundur 4-2 Hofenhem ka regjistruar fitoren e shtate radhazi.

Ne kampionatin francez Rennes ka marre kryesimin e renditjes pas me shume se 40 vjetesh duke mundur 3-1 Toulouse. Golat e Danze Mangane dhe Marveaux nga pika e panlltise i kane dhuruar suksesin Rennes e cila nuk ishte ngjitur ne vendin e pare te Liges 1 qe nga viti i larget 1970.

Ne kampionatin holandez te futbollit Ajaksi ka regjistruar humbjen e pare sezonale qe i ka kushtuar formacionit te Martin Jol vendin e pare ne renditje. Ajaksi u mund 1-2 nga Utreht ne Amsterdam Arena duke regjistruar nje rezultat surprize ne futbollin evropian. Miqte do te shenonin dy here te paret ndersa kapiteni vendas Luis Suartez vetem sa do te realizonte golin e nderit ne minuten e trete shtese. Pas kesaj humbjeje Ajaksi i ka dorezuar vendin e pare PSV Eindhoven qe ne ndeshjen e saj mundi 3-0 Venlo.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›