E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Strategji e re energjetike

Nje rishikim i strategjise se energjetikes dhe shtimi i prioriteteve mbi koncensionet dhe investimet ne energjetike. Kete e ka caktuar si objektiv kryesor te dikasterit qe drejton ministri i Ekonomise Ilir Meta i cili se bashku me prioritetet ka prezantuar edhe zevendes ministrat e tij.

Do te nenvizoje rishikimin e strategjsie kombetare te energjise per te cilen eshte bere nje pune e rendesishme paraprake dhe e cila do ti nenshtrohet nje debati te gjere me specialiste te kesaj fushe tha Ilir Meta minister i METE.

Sipas zotit meta zhvillime te rendesishme parashihet te kete edhe ne sektoret e naftes dhe te gazit. Lidhja me infrastrukturen nderkombetare te gazit do te gershetohet me privatizmet ne nafte.

Ndjekja e procesit te privatizimit te Albpetrolit qe ka nisur prej disa muajsh eshte prioritet tjeter i rendesishem ashtu sikurse dhe venia ne pune e rafinerise se Cerrikut eshte nje element shume i rendesishem qe do ndihmoje dhe ne liberalizimin e tregut ne kete drejtim tha Meta.

Integrimi i ekonomise dhe thellimi i reformes rregullatore jane percaktuar nga zoti Meta si drejtime te rendesishme te punes se ministrise se ekonomise.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›