Bundesliga Bayern rigjen fitoren

Bayern Munchen rigjen shumë shpejt fitoren pas në Bundesligën gjermane.
Në Allianz Arena, skuadra bavareze shkatërroi Nurenbergun me rezultatin e thellë 4-0. Fatin e kësaj ndeshjeje Bayern e vendosi që në pjesën e parë të cilën e mbylli me rezultatin 3-0. Të besuarit e Heynckes nuk humbën kohë duke kaluar në avantazh që në minutën e dytë të takimit me anë të Mario Gomez.
Në minutën e 19 Bastian Schwainsteiger dyfishoi rezultatin, ndërkohë që Ribery i çoi shifrat në 3-0.
Në pjesën e dytë Gomez shënoi golin e katërt për ekipin e tij dhe të dytin personal.
Bayern Munchen renditet në vend të parë në Bundesligë me 25 pikë pas 11 takimesh.
Edhe Schalke 04 fitoi ndeshjen ndaj Hoffenheim me rezultatin 3-1 duke u ngjitur nw vendin e dytw tw renditjes me 21 pikw. Borussia Dortmund nuk arriti të merrte më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Stuttgart.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Barcelona rinis spektaklin
Barcelona rikthehet tek fitorja me goleadë në kampionatin spanjoll. Juventusi fiton derbin italian
Juventus është fitues i Derbit të Italisë. Skuadra e drejtuar nga Antonio Konte mundi në San Siro Interin 2-1 duke ruajtur edhe vendin e parë në renditjen e përgjithshme. Superliga, Vllaznia fiton pa trajner
Takimi Vllaznia-Pogradeci ka ngirtur siparin e javës së shtatë të kategorisë superiore, takim i cili është mbyllur me fitoren 1-0 të shkodranëve. Argjentina, rikthehet Laveci dhe Gago
Argjentina po mendon për 2 ndeshjet e radhës së eliminatoreve të Botërorit të vitit 2014 me Bolivinë dhe Kolumbinë. trajneri Alehandro Sabeja ka bërë të ditur listën e të grumbulluarve për këto dy sfida ku të bie në sy rikthimi i sulmuesit të Napolit, Ezekiel Laveci. Ethet e derbit të Italisë
Këtë fundjavë e gjithë vëmendja në kampionatin italian është e përqendruar tek sfida mes Interit dhe Juventusit. Ai që e përjeton në mënyrë të vecantë këtë supersfidë është pikërisht Andrea Pirlo, i cili më parë është përballur me zikaltrit kur ishte futbollist i Milanit.
Lajmet kryesore
Aleanca Kuq e Zi: Censusi të shpallet i pavlefshëm
”Shifrat janë falsifikuar, regjistrimi një farsë e shëmtuar”
FMN: Të rritet taksa e sheshtë dhe kontributet
Tiranë, bllokohen 120 kg kanabis
Rama: Tirana, i vetmi kryeqytet në botë pa shesh
Rindërtimi i sheshit "Skënderbej"