E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundesliga, Hamburg-Bajern, sfida për kreun

Pas tre fitoreve radhazi, Bajerni i Mynihut do të mundohet të përsërisë formën e mirë që po kalon në sfidën e vështirë drejt rivalit direkt për titull, Hamburgut. Hamburgu kryeson Bundesligën me 14 pikë, tre më shumë bavarezët, që me Robenin dhe Riberin e rikthyer duket se synojnë shumë këtë sezon.

Spikasin ndeshjet e tjera  midis Borusias dhe Shalkes, Eintrahtit dhe Shtugartit si dhe ish-kampionët në fuqi të Volfsburgutr kundër simpatikëve të Hofenheimit.

Bundesliga, java VII
Sot
Këln – Bajer Leverkusen
Borusia Dortmund – Shalke 04
Eintraht Frankfurt – Shtutgart
Verder Bremen – Mainz
Volfsburg – Hanover
Hamburg – Bajern Mynih

Nesër
Fraiburg – Mynshengledbah
Hofenheim – Herta Berlinit

Dje
Nurenber – Bokum 1-0

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›