Studentët e mjekësisë përgatisin kongresin mbarëkombëtar
Koordinatorja në Universitetin e Tiranës, Zamira Kalemaj thotë se përgatitjet për organizimin e Kongresit II kanë filluar disa muaj më pare, ndërsa janë realizuar disa faza përgatitore.
"Ky projekt synon bashkimin e studentëve shqiptarë të shkencave mjekësore në të gjitha trevat shqipfolëse në një organizëm të vetëm me karakter ndërkombëtar shkencor, për të krijuar tek ata shprehi të mira të punës për aktivitete dhe projekte shkencore", pohoi ajo.
Kongresi II Ndërkombëtar i Studentëve për Shkenca Mjekësore - Tirana 2010, organizohet nga organizata “Kiscoms” me bashkëpunimin e Fakulteteve të Mjekësisë të Universiteteve të Prishtinës, Shkupit, të Tetovës, etj, dhe disa universiteteve private.
Komiteti Shkencor i Kongresit, nën udhëheqjen e Prof. Dr. Rifat Latifit, pedagog i lëndës së Kirurgjisë Emergjente në Universitetin e Arizonës (SHBA) dhe njëherësh ideator, projektues dhe koordinator i projektit të Telemjekësisë për shtetet Ballkanike, me pjesëmarrje të profesorëve shqiptarë, do të seleksionojnë punimet shkencore të studentëve.
Gjatë punimeve 4 ditore të Kongresit, sipas koordinatores Kalemaj, janë parashikuar të zhvillohen vizita dhe takime me drejtues të institucioneve shtetërore, shëndetësore dhe arsimore në vend.
Ky Kongres u parapri nga Kongresi i I-rë Ndërkombëtar i Studentëve për Shkenca Mjekësore-Kosova 2008, realizuar nga organizata “Kiscoms”. Në Kongresin e I-rë morën pjesë mbi 390 studentë të mjekësisë, ku u prezantuan mbi 40 punime shkencore të studentëve të Universitetit të Prishtinës, të Universiteteve ndërkombëtare, ndër të cilët dhe nga Universiteti i Arizonës në SHBA.