Bundesliga/ Kejn është një “sentencë”, Bajerni dy ndeshje larg titullit

Falë një triumfi me shifrat 4-0 në transfertën delikate të Hajdenhajmit, skuadra e Bajernit të Mynihut ka lënë pas zhgënjimin e eliminimit nga Champions League dhe është fokusuar në Bundesligë, ku është vetëm dy fitore larg titullit kampion.
Të besuarit e Kompani kaluan në avantazh falë sulmuesit anglez, i cili shënoi golin e 60-të me Bajernin në po kaq takime në Bundesligë për ti hapur kështu rrugën një fitoreje me shumë peshë.
Për të vulosur fatet e takimit menduan Lajmer, Kimish dhe Koman, të cilët me nga një gol secili i lejuan bavarezëve që të merrnin edhe pikën e 72 në kampionat, aq sa kishin grumbulluar në total sezonin e kaluar.