E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bundesliga gjermane avancon Borussia Dortmundi

Bundesliga gjermane vazhdon dominohet nga Borussia e Dortmundit e cila ka hedhur nje tjeter hap te rendesishem drejt titullit kampion me nje fitore 4-1 kunder Moenchengladbach. Megjithese do ta shihnin veten ne dizavantazh pas golit te shenuar nga Reus vendasit do te mbyllnin pjesen e pare te takimit ne barazim me Subotic i cili do te kthente ekuilibrat ne shifra. Fraksioni i dyte do te dominohej teresisht nga Borussia e cila do te shenonte dhe tre gola te tjere me Kagawa Grosskreutz dhe Barrios per te vazhduar ecurine pozitive dhe pas jave se 14 skuadra e Jurgen Klop kryeson renditjen me 37 pike.

Ne kampionatin francez Olympique Marseille eshte ngjitur ne krye te klasifikimit pas fitores se paster 4-0 kunder Montpellier. Gjithcka e lehte per skuadren e drejtuar nga Didier Deshamps qe do te shenonte nnga dy gola per cdo pjese me Lucho Gonzales Cheyrou Valbuena dhe Remy. Pas ketij suksesi Marseille eshte ngjitur ne kuoten e 35 pikeve po aq sa Lille por favorizohet nga golevarazhi me i mire.

Ne Greqi Panathinaikos ka ruajtur ritminin kunder rivaleve te Olimpiakos duke fituar 2-0 kunder Kretes. Sulmuesi francez Djibril Cisse ishte inspiruesi i skuadres se tij duke shenuar te dy golat e fitores qe e kane ngjitur Panathinaikos ne kuoten e 27 pikeve ne klasifikimin e pergjithshem pas 12 ndeshjeve te luajtura.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›