E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schalke e shkurton pushimin dimeror

Nga Express me 29 nentor 2010 ne ora 0918

Trajneri i Schalke 04 Felix Magath ua ka shkurtuar pushimin dimeror futbollisteve te tij pas humbjes 5-0 nga Kaiserslauterni ne Bundeslige te shtunen.

147Pushimi dimeror per futbollistet e Schalkes do te jete i shkurter148 shkruante te dielen ne uebfaqen zyrtare te klubit www.schalke04.de. 147Ata do te fillojne pushimin e tyre nje dite pas xhiros se trete te Kupes se Gjermanise me 21 dhjetor. Por ai do te mbaroje vetem kater dite me vone pasi seanca e pare stervitore eshte caktuar me 27 dhjetor148.

Nenkampioni i sezonit te kaluar pesoi humbjen e tyre me te thelle ne 18 vitet e fundit kur u mposhten pa lufte kunder Kaiserslauternit dhe kane rene ne poziten e 15-te dy pike mbi zonen e rrezikuar.

Ne mesjave ata kishin mposhtur Olympique Lyonin 3-0 me pune te shkelqyer ekipore per te siguruar kualifikimin per ne fazen eliminatore te Liges se Kampioneve se bashku me ekipin francez. Skuadrat e tjera gjermane u kane dhene pushim futbollisteve te tyre deri ne fillim te muajit janar pasi pjesa e dyte e sezonit ne Bundeslige vazhdon me 15 janar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›