E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundesliga, gjithçka e lehtë për kryesuesit

Kryesuesit e Bajer Leverkusenit pritet ta kene të lehtë sot përballë Këlnit në ndeshjen që do të zhvillohet në orën 18:30, ndërkohë që bashkëkryesuesit e Bajern Mynihut do të luajnë nesër në fushën e vet përballë Hamburgut.

Shalke 04 fitoi mbrëmë 2-1 përballë Borusias së Dortmundit, duke iu afruar kreut përkohësisht me vetëm një pikë. Në ndeshjet e tjera Herta e Berlinit ka një mundësi të artë përballë Hofenheimit për t’u shkëputur nga vendi i fundit.

Më poshtë do të paraqesim kalendarin e plotë të javës së 24-t të Bundesliges gjermane.

Dje;

Shalke 2-1 Dortmund

Sot;

15:30 Bokum - Nurenberg
15:30 Herta - Hofenheim
15:30 Mainz - Bremen
15:30 Gladbah - Freiburg
15:30 Shtutgart - Frankfurt
18:30 Leverkusen – FC Koln

Nesër;

15:30 Hanover - Volfsburg
17:30 Bajern M - Hamburg

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›