E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier Ligë, sot superpërballja çelsi-Mançester Siti

Vëmendja kryesore do t’i kushtohet përballjes Çelsi-Mançester Siti, e cila pritet të nisë në orën 13:45. Celsi vjen nga ajo humbje e rëndë 1-2 përballë Interit në kuadër të Ligës së Kampionëve, dhe aktualisht në kampionat i duhet të ruajë edhe diferencën me Mancester Junaited.

Këta të fundit e luajtën të mërkurën ndeshjen e kësaj jave, ku shkatërruan 3-0 skuadrën e Uest Hemit. Aktualisht diferenca mes Çelsit kryesues dhe Junaited është vetëm një pikë, pa llogaritur ndeshjen e sotme të londinezëve.

Ndërkohë, Arsenali i vendit të tretë do të luajë në transfertën e Stok Sitit. Ndërsa Totenhemi dhe Liverpuli do të luajnë nesër, përkatësisht kundër Evertonit dhe Blekburnit.

Më poshtë do të paraqesim kalendarin e plotë të javës së 28-të të Premier Ligës.

Të mërkurën;

Mançester U. 3-0 Uest Ham

Sot;

13:45 Çelsi – Mancester Siti
16:00 Birmingem - Uigan
16:00 Bolton - Volverhampton
16:00 Bernli - Portsmuth
18:30 Stoke – Arsenal

Nesër;

14:00 Totenhem – Everton
16:00 Liverpul – Blekburn
16:00 Sanderlend - Fulham

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›