E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bundestagu mblidhet më 6 maj, Friedrich Merz pritet të zgjidhet si kancelari i ri i Gjermanis렠

Bundestagu gjerman konfirmoi se më 6 maj pritet të mbahet seanca parlamentare për të zgjedhur kancelarin e ri gjerman Fridrih Merc.

Kristiandemokratët e qendrës së djathtë të Merc-it, partia e saj simotër Bashkimi Kristiansocial dhe Socialdemokratët e qendrës së majtë arritën një marrëveshje javën e kaluar për të formuar një qeveri koalicioni, por duhet ta miratojnë atë para mbledhjes së Bundestagut.

CSU e miratoi marrëveshjen javën e kaluar, ndërsa CDU pritet ta miratojë atë në konventën e partisë më 28 prill, një votë mbështetjeje pritet të jepet edhe nga SPD.

Fridrih Mercit do t’i duhet të marrë votën e shumicës së të gjithë anëtarëve të parlamentit për t’u zgjedhur si kancelar i 10-të i Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore dhe për të pasuar në detyrë Olaf Sholcin.

Koalicioni mes konservatorëve të CDU/CSU-së dhe SPD-së ka një shumicë relativisht modeste në Bundestag, 328 nga 630 vendet e tij.

Ky koalicion, që u arrit më shumë se gjashtë javë pas zgjedhjeve të parakohshme federale në Gjermani, synon të nxisë rritjen ekonomike, të rrisë shpenzimet e mbrojtjes dhe të ketë një qasje më të ashpër ndaj migrimit.

Gazetare: Vjollca Zharri

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›