E Hënë, 2 Nëntor 2026

U arratis nga burgu i Shënkollit në muajin shkurt, arrestohet 49 vjeçari, Daut Laze

Policia ka arrestuar 49- vjeçarin, Daut Laze i cili u arratis rreth 3 muaj më parë nga burgu i Shenkollit në Lezhë.

Laze u arratis me datë 04 shkurt 2025, ndërsa ndodhej në dhomën e mjekimeve të burgut të Lezhës.

Tre punonjës të burgut të Shënkollit në Lezhë u arrestuan për shpërdorim detyre në lidhje me ngjarjen pasi në momentin e arratisjes së Lazes kanë qenë në detyrë dhe nuk e kanë përmbushur atë.

Laze u arrestua më 16 nëntor 2021 për dhunë në familje. Sipas informacioneve paraprake, ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›