E Diel, 1 Nëntor 2026

Bunjaku, dy gola kampionëveBunjaku u ngjit në kuotën e 7 golave, duke qenë i dyti në listën e golashënuesve në Bundesliga 1.

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) - Albert Bunjaku nuk ndalet në Bundesligën 1 gjermane, duke konfirmuar faktin se është një sulmues i rëndë në një prej kampionateve më të rëdnësishme të botës. Sulmuesi kosovar me pasaportë zvicerane realizoi dy gola në fitoren 3-2 të Nurmebeurgut të tij në transfertën me kampionen e Gjermanisëm Volfsburgun, në javën e 13-të Bundesligës gjermane. Bunjaku shënoi golin e parë në minutën e 56-të dhe të tretin në të 64’ me anë të një goditjeje me kokë. Në minutën e 74-t, Bunjaku u zëvendësua. Ky ishte dygolëshi i dytë sezonal i Albert Bunjakut pas atij kundër Hertës së Berlinit. Bunjaku u ngjit në kuotën e 7 golave, duke qenë i dyti në listën e golashënuesve në Bundesliga 1.

Numri i klikimeve - 233
  E Shtune, 21 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›