E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani – Lushnja 0-2Të kuqtë i kanë humbur të tri përballjet e mëdha në fazën e parë

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) - Partizani pësoi një humbje të hidhur 0-2 me Lushjën në shtëpi, në javën e 11-të të Kategorisë së Parë, njëherësh edhe e para në gjashtë ndeshjet e zhvilluara në shtëpi. Lushnjarët e Artan Banos shënuan dy gola në harkun e tri minutave, së pari me anë të Alban Bizhytit në të 34’ e dy minuta më pas më anë të kapitenit Gentjan Çela (36’). Partizani humbi një penallti, pasi Artan Karapici, ashtu si në ndeshjen kundër Turbinës, nuk arriti të realizojë nga pika e bardhë përballë portierit kundërshtar Mikel Spaho. Partizani i ka humbur të tri përballjet me skuadrat e ardhura nga Kategoria Superiore: humbi me Bylisin 1-0 në Ballsh, 3-2 me Elbasanin në “Ruzhdi Bizhuta” dhe tani me Lushnjën 2-0 në kryeqytet.

KATEGORIA E PARË
JAVA 11, 21.11.2009, 14:00
 
Burreli - Elbasani     2-1
Gramshi - Memaliaj     1-0
Partizani - Lushnja     0-2
Skrapari - Kamza     0-1
Bilisht Sport – Turbina 3-1
Sopoti - Pogradeci     0-1
Bylis - Besëlidhja     1-0
Luftëtari – Ada 0-2

Numri i klikimeve - 229
  E Shtune, 21 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›