Burg pa afat gardistit Agim Llupo dyshohet se vrau Ziver Veizin

Gjykata e Tiranes dha masen me burg pa afat per Agim Llupon me detyre Shef i Shtabit te Njesise Speciale ne Garden e Republikes. Llupo u arrestua pak dite me pare si i akuzuar per vrasjen e Ziver Veizit ne demonstraten e 21 janarit.
Mesohet se avokati i tij gjate seances ka kerkuar nje mase me te lehte sigurie pasi sipas tij per arrest me burg nuk ka prova te mjaftueshme.
Seanca per shqyrtimin e kerkeses se Prokurorise u zhvillua me dyer te mbyllura.
Shefi i Shtabit te Njesise Speciale te Gardes se Republikes major Agim Llupo i cili tre dite me pare u arrestua nga policia me urdher te prokurorise mesohet se gjate deklarimeve te tij ka mohuar se ka qene personi i futur ne tunelin e kryeministrise i fiksuar nga te gjitha kamerat e televizioneve ne vend.
Nuk kam qene une i vendosur ne tunelin e kryeministrise. Une kam qelluar ne ajer por ne asnje rast ne drejtim te turmes-mesohet te kete pretenduar Llupo. Gjate marrjes ne pyetje ai ka qene vazhdimisht i shqetesuar dhe hera-heres i dridhej zeri. Policia shkencore e MB ka deklaruar se nga arma e tij ka gjetur vdekjen demonstruesi Ziver Veizi.
Majori Agim Llupo u arrestuar tre dite me pare per akuzen e vrasjes ne rrethana cilesuese me shume se nje person dhe shperdorimit te detyres sipas Kodit Penal ushtarak.
Shqyrtimin e kerkeses se prokurorise e ka shyrtuar gjyqtari Shkelqim Mustafa i cili disa muaj me pare u transferua me propozim te Keshillit te Larte te Drejtesise dhe dekretit te Presidentit nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Gjirokaster prane seksionit penal te Gjykates se Shkalles se Pare ne Tirane.