Shkarkohet kreu i Inspektoriatit te Ndertimit Gjergj Bojaxhi

Gjergj Bojaxhi eshte shkarkuar nga detyra e kreut te Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetar. Erjon Softa emerohet ne vend te tij.
Sipas te dhenave te pare ky ndryshim eshte pjese e marreveshjes mes Partise Demokratike dhe Partise per Drejtesi dhe Unitet.
Largimi i Bojaxhiut vjen ne nje dite qe ka nisur dhe aksioni i ri per prishjen e ndertimeve pa leje ne zonen bregdetare te Hamallajt ne Durres.
Gjergj Bojaxhi u emerua ne krye te ketij inspektoriati ne prill te vitit 2010. Ndersa Softa me pare ka mbajtur pozicionin e drejtorit te Policise Ndertimore te Tiranes.
Gjithashtu eshte shkarkuar edhe kreu i Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimit te Transportit Rrugor Kreshnik Bozho. Ne pozicionin e tij gjithashtu do te emerohet nje perfaqesues i PDU-se.
Ndryshimet e bera se fundmi i perkasin Ministrise se Transportit pasi nje dite me pare u emeruar zevendesminister i ketij dikasteri Ylli Manjani ne vend te Ilirjan Muhos.