E Diel, 1 Nëntor 2026

Burg për Eno Agasin / 950 mijë euro verëra te zhdukura nga vila e Ergys Agasit

Gjykata e Tiranës vendos vijimin e masës “arrest në burg” për Eno Agsin dhe ka pranuar kërkesën e prokurorit Bledar Valikaj për t’ia kaluar dosjen Prokurorisë së Posaçme për kompetencë.

Eno Agasi nuk ka folur në seancë, ndërsa avokatët e tij kundërshtuan kalimin e çështjes në SPAK. Megjithatë kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga gjyqtari Dritan Hallunaj.

Ndaj Agasit janë ngritur dy vepra penale “Vjedhje” dhe “Pengim i zbulimit të së vërtetës”. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim për heqjen e koleksionit të verës qindra mijëra euro që ishte sekuestruae nga SPAK, në kuadër të hetimeve dhe kontrolleve për dosjen e AKSHI-t.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›