E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg per dhunuesit e nentokes muze

Informaliteti, keqmenaxhimi dhe korrupsioni kanë shkatërruar dy dekadat e fundit nëntokën muze të shumë qyteteve duke varrosur në themelet e pallateve pjesë të historisë sonë të hershme.
Është parë në shumë vite, që dëmtimet kanë patur forma nga më të ndryshmet, grabitjet gjithashtu.
Nuk ka statistika të sakta që të vërtetojnë nëse është një fenomen në rritje, apo në zhdukje.
Por sot ka ardhur koha që këto dëmtime të pariparueshme të mos lihen mënjanë pa u ndëshkuar dhe këtë herë nuk ka gjoba por vetëm burgim.

Ministria e Kulturës në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e brendshme pasë një viti punë të detajuar vendosën të propozojnë dy shtesa në nenin 138 të Kodit Penal "Vjedhja e veprave të artit dhe kulturës"
Përkatësisht paragrafi III-të:
"Kryerja e gërmimeve, kërkimeve nënujore me karakter arkeologjik dhe përdorimi i aparaturave metalkërkuese nga subjekte të paautorizuara me qëllim gjetjen dhe përvrtësimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dënohet nga 1 deri në 3 vjet burg.
Ndërsa paragrafi IV-T:
"Gërmimi,dëmtimi, ndryshimi me qëllim përdorimi dhe çdo veprim që ndryshon formën ose përmbajtjen në monumentet e kulturës, si dhe cdo ndryshim që dëmton truallin e vënë në mbrojtje rreth tyre, të cilët kryhen pa autorizimin e institucioneve përkatëse, dënohet nga 1 deri në 3 vjet burgim".

Shtimi i këtyre paragrafëve nën Catinë e Ligjeve, atë të Kodit Penal, do të jenë objekt diskutimi në Komisionet përkatëse parlamentare.

Paralelisht Ministria e Kulturës ka ndërmarrë nismën për ndryshimin e ligjit të Trashëgimisë Kulturore ku parashikohet kapitull i ri për të gjithë penalitetet, rishikim dhe shtim të penaliteteve në mënyrë që të shpëtohet ajo pjesë e historisë që u varros në emër të modernizimit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›