Elbasan gjenden objektet e para arkeologjike
Këto ditë në qytetin e Elbasanit ka nisur puna për zbulimin e plotë të bazilikës. Sipas arkeologëve , bazilika shtrihet në një sipërfaqe më të gjërë ndaj ka dalë e nevojshme që të zhvendoset monumenti i Aqif Pashë Elbasanit. Aktualisht grupet e arkeologëve po punojnë në dy drejtime, në anën perëndimore dhe lindore të bazilikës. Gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar edhe surprizat e para si gjetja e objekteve arkeologjikeve, qeramikës dhe dëshmi të periudhës paleokristiane, kohë kur edhe kur është ndërtuar kjo bazilikë.
Sipas projektit, bazilika do të jetë në dispozicion për vizitorët dhe turistët para festës së pavarësisë. Gjatë kësaj periudhe ka pasur investime mjaft të rëndësishme në objektet e karakterit historik dhe kulturor. Kështu është gati në përfundim rruga Egnatia që kalon në mes të lagjes Kala. Ndodhet në proces rikonstruksioni Kulla Lindore e Kalasë e njohur si Kulla e Zindanit e së fundmi ka filluar puna për zbulimin e plotë të bazilikës. Të gjitha këto projekte do të bëjnë më atraktive qendrën historike të Elbasanit, të cilën vetëm gjatë këtij viti e vizituan 8 herë më shumë turistë se viti i kaluar.