E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg për ish- kryeministren bukuroshe

Një gjykatës në Ukrainë ka urdhëruar që ish- kryeministres Julia Timoshenko ti vendosen prangat. Ajo do qëndrojë në paraburgim gjatë kohës që do zhvillohet gjyqi ndaj saj për akuzat për abuzim me detyrën.

Policia e shoqëroi Timoshenkon, ndërsa mbështetësit e saj nisën të thërrisnin Turp, e madje u përplasën me policinë.

Gjykatësi e ka akuzuar disa herë zonjën Timoshenko se ka dhunuar rregullat e gjykatës.

Timoshenko thotë se akuzat ndaj saj janë të motivuara politikisht.

Ajo akuzohet se ka pranuar në mënyrë ilegale një kontratë 10 vjeçare për të blerë gaz natyror nga Rusia. Hetuesit thonë se Ukraina u detyrua të blinte gaz me çmime që ishin rrënuese për ekonominë.

Gjatë gjyqit, Timoshenko kishte refuzuar që të ngrihej në këmbë ndërsa i adresohej gjykatësit. Disa herë ajo e kishte ofenduar atë, duke vënë në pikëpyetje objektivitetin e gjyqit. Mbështetësit e saj kishin ndërprerë disa herë seancat. Po ashtu, në rrjetet sociale ajo kishte lëshuar fyerje ndaj gjykatësve dhe dëshmitarëve kundër saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›