Burg përjetë autorëve të “Masakrës së Lushnjës”

Apeli i Posaçëm dënoi me burgim të përjetshëm Orgest Bilbilin dhe Anterio Kaloshin për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Masakra e Lushnjës, për të cilën u dënuan Bilbili dhe Kaloshi ndodhi në vitin 2017, kur ekzekutuan Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën e lanë të plagosur Bujar Turkun e Marjus Xhepexhiun.
Sipas hetuesve të SPAK, grupi i strukturuar kriminal kishte shenjester nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti, por kjo vrasje mbeti në tentativë. Ndërkohë, për të njëjtën vepër penale në kërkim është ende Laert Haxhiu.