E Shtunë, 31 Tetor 2026

?Burg përjetë për Aldo Baren?

Prokuroria i kërkon Gjykatës te dënojë me burgim te përjetshëm ish-kreun e bandës se Lushnjës Alfred Shkurtin, ose i njohur ndryshe me emrin Aldo Bare. Kërkesa është bere ne seancën e radhës, nga përfaqësuesit e akuzës, te cilët kane lexuar konkluzionet përfundimtare te hetimit, duke renditur akuzat e shumta ndaj tij. Mbi ish-kreun e bandës se Lushnjës rendojnë akuza te renda si ?vrasje?, ?plagosje?, ?grabitje?, ?krijim te organizatave kriminale?, si dhe ?dhunim varresh?. Bare u arrestua ne Turqi dhe u ekstradua ne Shqipëri ne nëntor te vitit 2009. Gjate procesit te zhvilluar ne Gjykatën e Krimeve te Renda, ish-kreu i Bandës se Lushnjës nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e Prokurorisë. Avokatet kane kërkuar dy jave kohe për te përgatitur mbrojtjen, e me pas gjykata pritet te japë vendimin final.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›