Lirohet kërcënuesi i Edi Rames

Gjykata e Apelit ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm nga burgu për një nga tre personat e dyshuar si autore te kërcënimit me jete ndaj kryetarit te Partisë Socialiste, Edi Rama. Pas dy jave qëndrimi ne paraburgim, Afrim Kica është lënë i lire pasi trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Hysni Demiraj. e quajti te pabazuar vendimin e Gjykatës se Shkalles se Pare, e cila kishte vendosur 30 dite burg. Por ndërsa Kica është liruar, Gjykata ka shtyre me 24 ore vendimin për dy te akuzuarit e tjerë Luan Rami dhe Fatos Rami. Kjo, pasi prokurori i çështjes kërkoi kohe qe ti bashkëngjisë fashikullit te gjykimit edhe një vendim te marre nga Gjykata e Krimeve te Renda, e cila kishte lejuar përgjimet telefonike për te pandehurit. Ne 30 janar Gjykata e Tiranës vendosi masën me arrest 30 ditor për tre te pandehurit te cilët akuzohen se kane patur një plan te përbashkët për eliminimin fizik te kryetarit te Partisë Socialiste, Edi Rama, ne demonstratën homazh te 28 Janarit. Pas arrestimit te tyre, policia kishte bere te ditur se Luan Rami e kishte kërcënuar liderin socialist, duke e bere përgjegjës për dëmtimin e makinës se tij qe ndodhej ne bulevard ne demonstratën e 21 Janarit.
Shpërndaje