E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgaj-Maxhuni memorandum bashkepunimi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe homologu i tij kosovar Shpend Maxhuni, nënshkruan "memorandumin e bashkëpunimit”, për organizim të shërbimeve të përbashkëta të Policisë Rrugore të dy vendeve në akset kryesore të vendit ne kuader te sezonit turistik veror.

Sipas Burgajt, ky bashkëpunim per te tretin vit me radhe ka patur rezultat te mire, duke minimizuar numrin e aksidenteve me pasoja.

Ndersa kreu i policise kosovare, Maxhuni u shpreh se kjo praktike do te jete tradicionale, ku policite e dy vendeve ne aspektin operacional do te bashkëveprojne ne akset rrugore shqiptare, ku pritet qe nje fluks i madh i kosovareve te kalojne pushimet verore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›