Burgaj Ne demonstrate 321 persona me precedente penale
Ai tha se jane evidentuar 321 pjesemarres me precedente penale ne proteste ndersa shtoi se SHISH nuk u kishte dhene informacion.
Eduard Halimi Z. drejtori i pergjithshem i policise do te donim te dinim informacionin tuaj per ngjarjet e 21 janarit per masat qe keni marre ju si dhe per ato qe pasuan kete ngjarje
Hysni Burgaj Ne zbatimin e masave nga Drejtoria e
Qarkut te Tiranes per zhvillimin e demonstrates se 21 janarit jane angazhuar gjithsej 1670 punonjes policie te roleve dhe nivele te ndryshe nga te cilet 250 punonjes te FNSH dhe 120 te repartit RENEA. Nga mbledhja e informacioneve rezultoi se ishte si synim te sulmohej selia e Kuvendit. Ata do te sulmonin seline e Kryeministrise dhe pallatin ku banon Kryeministri. Gjithashtu do te sulmohej edhe selia e LSI-se. Kemi kerkuar informacion nga SHISH dhe kemi marre pergjigje se jemi te gatshem per bashkepunim dhe nese do te kemi informacion do te bashkepunojme por deri ne daten 20 nuk kemi marre asnje informacion. Me pas u perhap informacioni se me renien e erresires do te perdoreshin arme zjarri per te sulmuar seline e Kryeministrise. Duke vleresuar situaten ne teresi dhe rreziqet qe vijne ne kushtet e pamjes se kufizuar rreth ores 1830 drejtuesit e operacionit filluan shperndarjen e protestuesve te dhunshme dhe ndalimin e tyre. Polica beri arrestimin ne flagrance te 113 personave ne flagrance dhe gjykata i cilesoi te gjitha ato te ligjshme. Ne daten 23 janar Drejtoria e Tiranes ka derguar materialin referues ne Prokurorine e Tiranes per vepren penale per thirrje publike per veprime te dhunshme kunder rendit kushtetues parashikuar nga neni 223 i kodit Penal per krimet e bera publikisht nga disa drejtues te subjekteve politike ne mediat e shkruara dhe elektronike per ushtrim dhune dhe cenim te rendit kushtetues gjate demonstrates se 21 janarit. Strukturat e hetimit dhe parandalimit te krimeve kane identifikuar nepermjet materialeve filmime qe kane bere veprime te dhunshme. Prokuroria bazuar ne kete dokumentacion ka nxjerre urdher ndalimi per 13 shtetas qe jane ekzekutuar. Nga analiza e strukturave te parandalimit te krimeve te renda dhe verifikimet per personat qe kane kryer veprime te dhunshme ne demonstrate deri tani rezultojne se 321 prej tyre jane persona me precedente penale e kriminale. Jane nga te gjithe pjesemarresit ne demonstrate te dates 21 janar.
Enkelejd Alibeaj Doja nje sqarim per nje pohim qe ju sapo bete. Me thoni edhe nje here numrin e personave qe sipas policise kishin precedente penale dhe cfare lloj precedenti penal kishin Si vertetohet qe kane precedent penal
Hysni Burgaj Shifra eshte 321 persona qe jane evidentuar gjate demonstrates se dhunshme te dates 21 janar 2011. Policia ne baze te filmimeve te deklaruara edhe me pare ne rruge mediatike ua ka derguar te gjithe qarqeve. Po ashtu kemi ngritur grupet e punes ne cdo qark te cilet kane percjelle menjehere informacionin prane Drejtorise se Pergjithshme te Policise dhe ne ia adresuam Drejtorise se Qarkut Tirane. Ne baze te perllogaritjeve jane 321 persona me precedente kriminale dhe penale cka do te thote fillojne nga persona te denuar per vrasje per vrasje te mbetur ne tentative vrasje ne bashkepunim vjedhje me arme vjedhje me dhune plagosje vjedhje te thjeshte armembajtje pa leje dhe vepra te ndryshme penale.
Enkelejd Alibeaj Juve si institucion shteteror i ngarkuar jo vetem per te neutralizuar dhunen por edhe per ta parandaluar kishit ndonje informacion paraprak per orkestrim te nje dhune me teper se ndonje tubim paqesor apo jo
Hysni Burgaj Ne sigurisht qe kishim informacion per dhune. Ne rruge operative te gjithe strukturave ne shkalle vendi te policive te qarqeve u kemi derguar menjehere telegram sapo kemi marre informacionin mediatik per zhvillimin e protestes se dates 21 janar. Ne u kemi derguar leter-porosi me detyra konkrete specifike per te identifikuar dhe marre informacion. Menjehere nuk ka vonuar dhe ka ardhur informacioni qe ne kerkuam. Ne kete informacion citohej se nga Shkodra Kopliku Fieri Berati dhe Vlora do kishte elemente te dhunshem qe do ti drejtoheshin Parlamentit ne menyre demonstrative per te hyre brenda ne Parlament selise se Kryeministrise dhe rezidences se Kryeministrit per te qendruar aty deri ne oren 2000 qe Kryeministri te kthehej ne banesen e tij. Po keshtu kam marre informacion edhe per seline e LSI-se apo edhe te Ministrise se Ekonomise se do kete akte dhune.
Enkelejd Alibeaj Policia ne rastet e tubimeve besoj ka kontakte me organizatoret e tubimit para gjate dhe pas tubimit. Mua me intereson nese ju keni pasur kontakte me organizatore dhe drejtuesit e demonstrates para gjate dhe pas dates 21 janar. Dua te di nese keni pasur kontakte kur strukturat e policise u ndodhen ne kete shi guresh hunj apo cdo gje tjeter tentuat ju te flisnit me dike apo jo
Hysni Burgaj Zoti kryetar i ndodhur ne kete situate ne ato momente te veshtira une si drejtor i pergjithshem i Policise se Shtetit kam tentuar ne te gjitha menyrat qe te lidhem me organizatoret e tubimit thjesht qe te qetesohej situata. Ne ato momente teper te veshtira jam perpjekur te lidhem me kryetarin e PS-se zotin Edi Rama. Ka qene e pamundur dhe ne pamundesi komunikimi une i kam derguar sms qe te terheqe njerezit sepse situata po percepitonte shume rende.
Eduard Halimi Ne cfare ore ishte komunikimi
Hysni Burgaj Fiks si ore nuk me kujtohet po ne kemi qene ne kulmin e agresivitetit pra ishte pas rreth 30 minutash ku une jam perpjekur te lidhem me kryetarin e Partise Socialiste. Komunikime te tjera kam pasur te nesermen apo me perpara per problem autobusesh te Shkodres apo te Elbasanit. Ne fakt policia e Elbasanit kishte bllokuar autobuset 50-1 por nje gje e tille kishte 3 muaj qe kishte ndodhur per autobuset e kesaj madhesie te cilet duhet te kalonin nga rruga e Durresit per ne Tirane.
Eduard Halimi Ju i keni telefonuar dhe ai nuk jua ka hapur asnjehere
Hysni Burgaj Ate dite nuk kam mundur te komunikoj. Te nesermen me ka telefonuar dhe i jam pergjigjur. Me ka telefonuar per nje shtetase e cila ishte arrestuar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane. Keto kane qene komunikimet e mia. Pastaj kemi pasur edhe takime te tjera.
Eduard Halimi Ju kur tentuat te flisnit ne telefon nuk ju pergjigj apo nuk kishte linje
Hysni Burgaj Nuk mu pergjigj.
Eduard Halimi I cuat sms moret pergjigje per sms
Hysni Burgaj Jo nuk mora pergjigje.
Eduard Halimi fare lendesh u perdor ndaj policise
Hysni Burgaj Jane lende si gaz lotsjelles por ne menyre kategorike lende helmuese nuk ka.
Fatos Hoxha Duke pare filmimet ne televizione te ndryshme qe forcat e FNSH pasi jane futur ne vijat mbrojtese te Kryeministrise pas sulmit te pare jane goditur me nje lende me tym dhe forcat e FNSH jane hapur. Me pas jane futur makinat ujehedhese. Perse forcat e rendit nuk perdoren kundergaz gjate demonstrimit ne vijen e pare
Hysni Burgaj Nuk jane perdorur per te gjithe efektivat mjetet mbrojtese kundergaz. Arsyeja eshte e thjeshte nuk kemi pasur ne dispozicion per te gjithe. Dhe nuk e kemi menduar deri ne ate shkalle perdorimin e tyre.
Dashnor Sula Policia e Shtetit ka ne perberjen e saj edhe policine kriminale e cila ka si detyre parandalimin e personave qe tentojne te kryejne nje veper penale. Duke pasur parasysh nga ato qe ka thene ministri i Brendshem por edhe nga informacionet tuaja shume shtetas do te vinin ne drejtim te Tiranes per te kryer nje demonstrate te dhunshme. Do te doja te dija reagimin e policise kriminale nese ka pasur ndalime te personave per kete tentative
Hysni Burgaj Informacionet vijne ne Policine e Shtetit ne menyre konfidenciale vijne ne rruge operative dhe jane marrat masat parandaluese. Duke organizuar sherbimet ne menyre demonstrative por edhe me agjente te policise kriminale jane parandaluar vepra penale te tjera qe mund te kishin ndodhur. Ka pasur raste qe jane kapur po ate dite persona ne kerkim persona per vepra te ndryshe por skam pasur urdher qe askush nga protestuesit qe vjen te Tirane te kthehet mbrapsht sepse jane lirite dhe te drejtat e njeriut per te demonstruar lirisht si ne cdo vend demokratik.
Dashnor Sula Kur jeni vene ne dijeni per tri viktimat dhe cili ishte reagimi juaj A i jeni drejtuar Prokurorise Keni ngritur grup hetimor apo keni bashkepunuar me Prokurorine A e keni penguar punen e Prokurorise
Hysni Burgaj Ne momentin qe mua me ka ardhur informacioni qe ka viktima kam telefonuar menjehere Prokuroren e Pergjithshme te ciles i kam kerkuar te ngrihet urgjentisht dhe te vleresohet maksimalisht per ngritjen e grupit te hetimit te prokuroreve. Jam informuar qe shume shpejt kane ardhur prokuroret ne vendin e ngjarjes.
Eduard Halimi A ka ndonje veprim qe mund ta keni penguar Prokurorine
Hysni Burgaj Absolutisht qe jo. Policia e Shtetit ka qene gjithmone bashkepunuese. Ne momentin qe kane ardhur prokuroret jam informuar qe ka pasur njefare mosbesimi por kjo ishte e justifikuar dhe nuk e kam vleresuar per arsyen qe nuk kemi qene pale.
Eduard Halimi Prokuroria ka kerkuar te kryeje veprimet procedurale vetem per vrasjet apo edhe per veprimet e tjera te dhunshme
Hysni Burgaj Nuk ka kerkuar per pjese te tjera. Vetem per ato vrasjet.
Gent Strazimiri Keta persona te dhunshem te rekrutuar sic e thoni ne informacion me para te gjetura neper xhepa euro ose valute qe jo normalisht i ka ne xhep nje shqiptar qe banon ne zonat e thella rurale kryesisht nga vijne keni nje statistike nga kane ardhur keta persona
Hysni Burgaj Une mendoj qe nga informacionet qe kemi marre pjesa me e madhe e krimineleve fatkeqesisht jane nga vendlindja ime Kopliku Shkodra. Megjithate kjo eshte nje pjese e tyre dhe mendoj se dhe keto informacione qe disponojme po i ndjekim po hetojme mendoj qe nuk eshte per ta diskutuar me gjate nje gje te tille. Ato jane vlera monetare personale qe jane konstatuar ne cdo kontroll personal euro leke nuk duket e rendesishme per ta diskutuar.
Viktor Gumi Drejtuesi i tubimit ka autoritetin ligjor qe tu jape urdher pjesemarresve ne tubim me qellim ruajtjen e rendit publik. Ne rasat se urdhrat e drejtuesit te tubimit nuk zbatohen nga pjesemarresit dhe rrezikohet mbarevajtja e tubimit drejtuesit duhet ta mbyllin tubimin. Gjate demonstrates se dhunshme te dates 21 janar a pate ndonje drejtues te kuadrit te larte qe japte urdhra te mbyllej ky tubim meqe kaloi ne keto veprime te dhunshme
Hysni Burgaj Ne demonstraten e dates 21 nuk ka pasur asnje lloj komunikimi me organizatoret apo komunikim tjeter per mbarevajtesit e demonstrates. Absolutisht ishin neutrale si asnje tjeter.
ERALD KAPRI