E Diel, 1 Nëntor 2026

Kater viktima nga demonstrata vdes ne Turqi edhe Aleks Nika

/ /

TIRANE - Personi i plagosur rende me arme zjarri ne koke ne demonstraten e 21 janarit shtetasi Aleks Nika ka gjetur vdekjen dje ne nje spital te Stambollit ne Turqi. Sipas burimeve 35-vjecari nga Lezha eshte ndare nga jeta pasi mjeket konfirmuan se ai nuk kishte asnje mundesi mbijetese. Pasi qendroi per mese nje jave ne koma e me pas ne vdekje klinike Aleks Nika u dergua per mjekim te specializuar ne Turqi. Mjeket atje u perpoqen te mbajne ne jete te plagosurin rende por diten e djeshme ata kane kerkuar mendim nga te afermit e 35-vjecarit. Sipas mjekeve turq organizmi i te plagosurit nuk po reagonte dhe ai ishte zyrtarisht gjalle vetem fale aparaturave mjekesore te reanimacionit. Ne oret e mesdites se djeshme bluzat e bardha ne Turqi kane konfirmuar vdekjen e Aleks Nikes personi i katert qe humb jeten nga ngjarjet e dhunshme qe shoqeruan demonstraten e 21 janarit. I riu nga Lezha ishte qelluar me nje plumb ne koke. Tre persona te tjere kane gjetur vdekjen diten e demonstrates me 21 janar si pasoje e goditjes me arme zjarri. I pari qe u qellua ishte Hekuran Deda nga Dibra i vrare me plumb ne koke. Pas tij u qellua Ziver Veizi fare prane portes hyrese te Kryeministrise. I treti i vrare ishte Faik Myrto nga qyteti i Fierit. Te tre keta persona gjeten vdekjen e menjehershme diten e ngjarjes ndersa ne 28 janar PS zhvilloi demonstrate homazh ne nder te tyre.                tr.so

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›