Burgaj: Policet te mos fshehin veprat penale Klodiana Kotorri
Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj u kerkoi varteseve te vleresojne cdo thirrje telefonike per ndihme, pasi 90 per qind e tyre jane vepra penale. Ai u shpreh se fshehja e veprave penale, eshte “shperdorim detyre” per punonjesin e policise. Me tone te ashpra, Burgaj iu drejtua vartesve diten e djeshme gjate analizes nje vjetore te punes se bere nga Drejtoria e Policise se Tiranes, per te regjistruar cdo vepren penale qe ndodh ne cdo territor te vendit. “Nuk duhet te ndalemi dhe te frenohemi nga konceptet dhe mentalitetet e vjetruara per te fshehur veprat penale. Cdo thirrje telefonike per ndihme duhet vleresuar, pasi 90 per qind e tyre, jane vepra penale dhe kembengul ne kete pike per evidentim dhe regjistrim te cdo vepre penale qe ndodh ne te gjithe territorin e vendit. Mosmarrja e kallezimit dhe mos regjistrimi, evidentimi dhe ndjekja e tyre, per mua perben vepren penale, “shperdorim detyre” per efektivin e policise”, deklaroi kreu i Policise se Shtetit. Nga ana tjeter Burgaj vleresoi punen e kryer nga efektivet blu te Policise se Tiranes. Ai shtoi se eshte rritur zbulueshmeria e veprave penale te ndodhura ne kete territor. “Kerkoj nga ju maksimumin e perkushtimit ne kryerjen e detyrave edhe per faktin se ky vit eshte nje vit zgjedhjesh te pergjithshme elektorale per vendin tone, i mbushur me aktivitete e veprimtari te shumta politike, te cilat kerkojne nga ju, angazhim, perpjekje dhe energji shume me teper se ne nje vit te zakonshem. Shpreh bindjen se, ju i keni te gjitha mundesite dhe kapacitetet njerezore e profesionale per te perballuar me sukses detyrat qe kemi perpara”, tha me tej Burgaj. Nderkohe, Drejtori i Policise se Tiranes, Bernard Caushaj gjate fjales se tij vuri theksin ne punen e deritanishme te policise dhe objektivat per vitin 2013. Ne Qarkun e Tiranes gjate vitit 2012 eshte marre dijeni dhe referuar 7939 vepra penale, nga te cilat jane zbuluar 6962 prej tyre, ndersa jane perfshire gjithsej 7770 autore ku jane arrestuar ne kushtet e flagrances 1243 autore dhe proceduar ne gjendje te lire 5856 autore. Sipas Caushajt krahasuar me nje vit me pare, ka nje rritje te evidentimit me 1173 vepra penale me shume dhe njekohesisht rritje te forces zbuluese me 4.2%. “Per vitin 2013, Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane synon, rritjen e treguesve te performances per garantimin e rendit dhe sigurise publike ne te gjithe territorin e qarkut, ne vazhdimin e punes per parandalimin dhe zbulimin e krimeve, ne persosjen e bashkepunimit dhe bashkeveprimit me komunitetin duke e konsideruar veten nje sherbim te rendesishem publik ne dobi te te gjithe shoqerise” deklaroi kreu i Policise se Tiranes, Bernard Caushaj.
Prioritet
Prioritetet strategjike per vitin 2013, do te jene thellimi i luftes kunder krimit te organizuar dhe terrorizmit, lufta kunder korrupsionit ne administraten publike, reduktim i metejshem i krimit dhe i sjelljes antishoqerore, ndertimi i Partneriteti, permiresimi i cilesise se sherbimit dhe ndertimi i besimit, policim i udhehequr nga Inteligjenca, permiresimi i menaxhimit dhe drejtimit ne Policine e Tiranes dhe rritja e parametrave te sigurise rrugore.
Prioritet
Prioritetet strategjike per vitin 2013, do te jene thellimi i luftes kunder krimit te organizuar dhe terrorizmit, lufta kunder korrupsionit ne administraten publike, reduktim i metejshem i krimit dhe i sjelljes antishoqerore, ndertimi i Partneriteti, permiresimi i cilesise se sherbimit dhe ndertimi i besimit, policim i udhehequr nga Inteligjenca, permiresimi i menaxhimit dhe drejtimit ne Policine e Tiranes dhe rritja e parametrave te sigurise rrugore.