E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nju Jork protesta para selise se OKB

Shqiptarët e Amerikës, kanë zhvilluar një protestë përpara selisë së OKB-së në Neë York. Nismëtare e protestës ka qenë shoqata legjendare ‘Vatra” e shqiptarëve të Amerikës dhe të tjera shoqata të komunitetit shqiptar në ShBA

Fillimisht shoqatat shqiptare u mblodhën më 20 janar, duke shprehur shqetësimin lidhur me diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe duke premtuar se do të lobonin në instancat më të larta amerikane dhe ndërkombëtare për këtë çështje.

Ndërsa sot, para selisë së OKB-së në New York u mbajt një protestë gjithëpopullore shqiptare në SHBA për të drejtat e mohuara të bashkatdhetarëve në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›