Burgaj firmos 48 urdhra emërimesh në polici
Lëvizja të shumta në policinë e Tiaranës dhe në rrethe. Drejtori i Policisë së Shtetti, hysni Burgaj ka firmosur 48 urdhra emërimesh në polici. Mësohet se këto lëvizje në polici vijnë pas konkursit të mbajtur pak kohë më parë për gradat.
Kështu ,Erzen Breçani lë detyrën e shefit të Komisariatit Nr. 2 në Tiranë dhe komandohet si zëvendësdrejtor i policisë Tiranë për rendin dhe sigurinë publike. Dritan Dorda komandohet shef i Komisariatit Nr. 2. Gëzim Ngjeci konfirmohet si zëvendësdrejtor për hetimet në policinë e Tiranës.
Ndërkaq, Gjelosh Prendi ka lënë detyrën si shef i Komisariatit Nr.1 dhe është emëruar zëvendësdrejtor i Policisë Elbasan për rendin.