Burgaj per sigurine ne diten e zgjedhjeve

Në rast se gjatë apo pas zgjedhjeve do të ketë situata të pamenaxhueshme për herë të parë Policia e Shtetit ka parashikuar në plan masat e saj që të vendosë në qarkullim helikopterët.
Kjo masë do të jetë në plan rezervë, ndërkohë që gjatë konferencës së numrit një të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj u deklarua se gjatë fushatës elektorale policia shqiptare ka siguruar mbarëvajtjen e 3312 aktiviteteve elektorale në të gjithë vendin dhe se policia shqiptare do të vijojë gatishmërinë e saj deri në një urdhër të dytë. “Jemi të përgatitur dhe kemi plan të veçantë për këto zgjedhje. Kemi vënë në dispozicion helikopterë të ushtrisë në Zgjedhje 2013Siguria në ditën e zgjedhjeveDështimi i elektronikës në TiranëLSI denoncon kryebashkiakun Mziu zona në gatishmëri për të vepruar në çdo rast, dhe forca të gatshme për të vepruar në çdo moment . Në total janë evidentuar 44 incidente dhe ngjarje zgjedhore, nga të cilat 8 raste janë evidentuar para fushatës elektorale dhe 36 raste gjatë fushatës elektorale. Numri më i madh i tyre ka ndodhur në qarkun e Tiranës, Elbasanit, Shkodrës e Vlorës.Theksojmë se kryesisht kemi të bëjmë me incidente të lehta, ku më të dukshme kanë qenë veprimet për dëmtimet e prishjet e posterave, simboleve, flamujve, e zyrat elektorale të subjekteve politikë, që zënë rreth 65 % të numrit të përgjithshëm. Ndërkohë në 25% të rasteve kemi të bëjmë me kanosje, përdorim dhune ndaj përfaqësuesve të subjekteve politike, etj”, tha Burgaj. I shoqëruar edhe nga zv.Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike Muhamet Rrumbullaku, numri një i policisë theksoi gjatë konferencës se janë përfshirë në shërbim për ruajtjen e qendrave të votimit 6200 efektive policie. “Për ditën e sotme janë planifikuar për t’u përfshirë në shërbim për mbulimin e KZQV-ve dhe Qendrave të Votimit 6.200 punonjës policie. Për të garantuar mbulimin me shërbim të të gjithë objekteve zgjedhore është bërë lëvizja e rreth 750 forcave policore nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë dhe 2 drejtorive Rajonale të Kufirit e Migracionit në drejtim të atyre zonave, ku nuk mbulohej numri i objekteve zgjedhore me punonjësit që ato kanë në organikë. Në këtë kuadër, për të garantuar të drejtën e tyre për të votuar janë marrë masa për vënien në dispozicion të tyre mjete transporti, autobusë”, shtoi Burgaj. Dita zgjedhore do të monitorohet nga një sallë në Policinë e Shtetit në të cilën do të grumbullohet cdo informacion që i takon profilit policor. / Top Channel