“Zbutet” Kanye West

Reperi Kanye West i cili është i njohur për pamjen e tij agresive dhe të mërrolur, pas lindjes së vajzës së tij nga e dashura Kim Kardashian, tani ai po buzëqesh gjatë tërë kohës.
Të shtunën e kaluar, Kim solli në jetë vajzën e tyre e cila erdhi në këtë botë më herët se që ishte paraparë.
Ndjenja e atësisë e ka përfshirë tejet shumë reperin kontrovers i cili po rrezaton gjithë lumturi.
'Që kur ajo nga lindur, Kanye ka një buzëqeshje nga veshi në vesh. Ai ende po ecën si në ajër. Dhoma e Kim tashmë është shndërruar si një dyqan lulesh të cilat Kanye po i sjellë vazhdimisht”, ka bërë të ditur një burim.
Vajza e tyre North West, të cilën shkurtimisht kanë vendosur ta quajnë Nori, është fëmija i parë i Kim dhe Kanye./Indeksonline/