E Diel, 1 Nëntor 2026

Burimet natyrore energjetike, Kosova në fokusin e biznesit të huaj

 
Prishtinë, 5 tetor NOA-Burimet natyrore energjetike të Kosovës, kanë qenë qëllimi i Forumit ndërkombëtar që u mbajt sot në Prishtinë.

Përfaqësues të kompanive më të rëndësishme prodhuese, transmetuese, tregtuese dhe të prodhimit të teknologjive energjetike nga vendet e BE  si Gjermania, Italia, Austria, Zvicra kanë shprehur interesin për investime në burimet natyrore të Kosovës në energjinë termike, ujore, të erës,  por për këtë duhet rregulluar baza ligjore e institucionale e nevojshme për zbatimin e projekteve.

Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare financiare dhe bankare të pranishme në vendet e Evropës Juglindore.

Në Forum ishte i pranishëm dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

Thaçi siguroi investitorët ndërkombëtare për vullnetin e plotë të Qeverisë së Kosovës për garantimin e investimeve të huaja në energjetikë dhe për të përfunduar të gjitha përmirësimet e nevojshme ligjore dhe institucionale.

Forumi vazhdon nesër me ditën e dytë të punimeve ku do të përfaqësohen kompanitë ndërkombëtare dhe njëkohësisht institucionet shtetërore dhe kompanitë publike të Kosovës.   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›