SHBA, rritet kapitali për sektorin e shërbimeve

Sipas bilanceve të dorëzuara nga të gjitha kompanitë që merren me sektorin e shërbimeve del përfundimi se në muajin shtator të gjitha këto kompani kanë pasur rritje kapitali. Ky sektor i ekonomisë i cili përfshin turizmin, restorantet, udhëtimet, pasuritë e patundshme për herë të parë gjatë këtij viti ka pasur rritje dhe zgjerim kapitali. Madje bilanci i muajit shtator ishte bilanci më i mirë i 16 muajve të fundit.
Dan Miller, bankieri i Tabak Greenhaus thotë se kjo është një shenjë shumë e mirë për ekonominë amerikane.
"Muaji shtatori ishte një muaj shumë pozitiv për sektorin e shërbimeve. Por duhet ditur se nëse sektori i shërbimeve ka bilanc pozitiv atëhere edhe ekonomia amerikane është në ngritje. Kjo sepse sektori i shërbimeve zë jo pak por rreth 81% të ekonomisë amerikane,"- u shpreh bankieri Miller.
Bilanci i muajit shtator ishte një lajm pozitiv edhe për Wall Street pasi shumë nga investuesit e fuqishëm e kishin humbur besimin te sektori i shërbimeve, por duket se me paketën e re të administratës Obama ekonomia amerikane po shkon drejt normalizimit.
Por në muajin tetor është një lajm i keq për ekonominë amerikane. Rritja e çmimit të një fuqie nafte me 70 dollarë.