E Martë, 3 Nëntor 2026

Burimi: SPAK ka bërë një gafë monumentale duke mos respektuar Nenin 73 pika 2 të Kushtetutës.

Thirrja e Berisha si i pandehur për dosjen “Partizani” ishte tema e diskutuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH 1.

Gazetari Genc Burimi teksa ka folur në lidhje me dosjen e SPAK-ut kundër ish-Kryeministrit Sali Berisha, është shprehur se me këtë akuzë të drejtuar po kërkohet që të hiqet vëmendja nga çështje e tjera.

Duke u ndalur në akuzën ndaj Berishës, Burimi tha se , “gjëja e parë që më erdhi në mendje kur u njoha me këtë çështje, mendova se SPAK ka bërë një gafë monumentale duke mos respektuar Kushtetutën dhe konkretisht Nenin 73 pika 2“.

Sipas tij, kjo nuk është se do të ndryshoi ndonjë gjë të madhe por është baza e funksionimit të një shteti ligjor.

Sikurse e quajti gazetari Burimi, SPAK është i kapur nga qeveria dhe nga organizma ndërkombëtare,sepse sipas tij, kjo gjë u pa qartë kur SPAK nuk hetoi rastin e skandalit Mekgonigal (o. Charles McGonigal) dhe lidhjen me Ramën.

“SPAK nuk është i pavarur, kjo drejtësi e re është kapur nga një organizëm ndërkombëtar. Spak nuk ngriti asnjë hetim me skandalit McGonigal dhe lidhjen me Ramën. Një gjyq u hap në SHBA dhe nuk u hetua asgjë në Shqipëri,” u shpreh ai.

Sipas gazetarit Burimi, SPAK është gjetur në presion dhe duket që ka pasur këtë nxitim duke mos respektuar procedurat themelore të shtetit të së drejtës dhe për shkak të kalimit të afateve, u nxituan për të dhënë këto masa parandalimi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›